Politike

Pritja e ambasadës amerikane për Eric Wendt, ja kush ishin të ftuarit dhe kush mungoi në eventin e zhvilluar në Tiranë

Nën masa të forta sigurie në ambientet e një hoteli në ish-bllok ambasada amerikane zhvilloi pritjen e mirëseërdhjes të ambasadorit Eric Wendt.

Gazetari Muhamed Veliu raporton se ishin të ftuar rreth 130 persona mes tyre edhe presidenti republikës Bajram Begaj.

Të ftuar nuk ishin vetëm politikanë nga të dyja krahët e politikës por edhe zyrtar të tjerë të shtetit shqiptarë, ministra, drejtues të oeganëve të drejtësisë, përfshi nga fusha të tjera bashkë me ata të konsideruar ai miq të ambasadës amerikane në Tiranë.

Sic edhe e paralajmëroi vetë disa ditë më parë nuk kishte ftesë për këtë pritje kryetari i PD-s Sali Berisha.

Por në pritje u filmuan duke hyrë Gazment Bardhi kryetar i grupit parlamentar të PD me kolegun deputet Oerd Bylykbashi.

Ftesë kishte marrë edhe Taulant Balla kreu grupit parlamentar socialist po nuk ishte në këtë pritje pasi ndodhet në Finlandë.

Të ftuar ishin edhe ish-kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali bashkë Bledi Cucin kryetar i komisionit parlamentar për çështjet e brendshme dhe mbrojtjen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button