Evi Kokalari reagon ndaj Blendi Fevziut, pasi “mbrojti” Adi Hilën

Evi Kokalari ka replikuar me Blendi Fevziun, pasi ky i fundit “mbrojti” në mënyrë indirekte Adi Hilën.
Kokalari i referohet deklaratave të gazetarit Blendi Fevziu, i cili ka thënë se nuk është ende e qartë nëse kamera ishte pjesë e një sistemi sigurie apo ishte instaluar për një qëllim tjetër.
Postimi i Kokalarit
Fevziu, gazetari më me emër në Shqipëri, thotë se nuk dihet akoma nëse ishin kamera sigurie apo kamera të instaluara për këtë arsye.
Më fal, por kush ka kamera në shtëpi apo në vendin e biznesit, e di shumë mirë që kamerat vihen në qoshet e tavanit që të kapin një pjesë sa më të madhe të dhomës apo zonës që mbulojnë.
Ajo kamerë është pozicionuar vetëm disa cm mbi nivelin e krevatit dhe kap mjaftueshëm hapësirën e krevatit, jo të dhomës.
Pra, autori i krimit e ka instaluar pikërisht për të filmuar këto gra.
“Thumbs up” për profesionalizmin e gazetarëve shqiptarë !!
Nëse Prokuroria e Tiranës nuk hap çështje penale ndaj kompozitorit që ka filmuar gra gjatë momenteve intime pa pëlqimin e tyre dhe më pas i ka bërë publike këto video, atëherë kushdo qoftë prokuror i Tiranës duhet të japë dorëheqjen.
Kjo është një çështje penale dhe shumë e rëndë. Në Shtetet e Bashkuara, publikimi i imazheve ose videove intime pa pëlqimin e personit të filmuar, i njohur si “nonconsensual intimate imagery” përbën vepër penale sipas ligjeve të shumë shteteve por dhe atyre federale.
S’më intereson fare kush është në këto video. Kushdo që përflet këngëtaret që shfaqen në to duhet të ndiejë më shumë keqardhje për veten sesa për ato.
Nëse nuk kuptoni rëndësinë dhe thelbin e këtij skandali, atëherë keni humbur çdo të drejtë morale të ankoheni për padrejtësitë që mund t’ju bëhen edhe juve, sidomos nga qeveria.
Po të bëhej fjalë për politikanë, do të thoja të jepnin të gjithë dorëheqjen, sepse vetëm në politikë nuk duhet toleruar. Por në këtë rast, kemi të bëjmë me një individ që dyshohet se ka filmuar në mënyrë të përsëritur momente intime me figura publike por jo të politikës.
Nëse këto video janë bërë dhe shpërndarë pa pëlqimin e personave të përfshirë, kompozitori duhet të hetohet dhe të paguajë për dëmin që u ka shkaktuar imazhit dhe jetës së tyre. Këto çështje penale në SHBA kanë deri në dy vjet burg për çdo rast filmimi




