Aktualitet

“Krimi kibernetik, i papërgatitur”, Artan Hoxha për publikimin e videove intime: Pse u nxorën pikërisht tani?

Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan, ka komentuar publikimin online të videove me përmbajtje seksuale, duke ngritur disa pikëpyetje mbi kohën kur këto materiale janë publikuar.

Hoxha tha se strukturat e krimit kibernetik në Shqipëri nuk janë, sipas tij, të përgatitura për t’u përballur me raste të tilla dhe për të identifikuar autorët e publikimit të materialeve.

“Krimi kibernetik është i papërgatitur për këtë. Ky material ka rreth dy vite që është atje. Pse u prodhua dhe pse u publikua këto ditë? Pse pikërisht në këtë moment, kjo që paska qenë aty në rrjete doli në Telegram?”, deklaroi Hoxha.

Gazetari investigativ theksoi se rasti kërkon një hetim më të thelluar për të kuptuar se si janë siguruar materialet dhe pse ato janë nxjerrë në qarkullim pikërisht tani.

Kemi të bëjmë me një diçka që nuk është kaq e thjeshtë”, u shpreh ai.

Gjatë diskutimit, Hoxha foli edhe për çështjen e sigurisë dhe monitorimit përmes teknologjisë, duke iu referuar projektit të “Smart City”, i cili pritet të instalohet në vendin tonë. 

“E di çfarë është Smart City? Ai është patronazhisti inteligjent. Tashmë kemi patronazhistin inteligjent që kontrollon çdo gjë tjetër. Ne kemi hequr dorë nga liria jonë dhe kemi blerë diçka që do të na monitorojë gjithë kohës”, tha Hoxha.

/tvklan.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button