Gati publikimin i videos së një ministri në zyrën e Agasit, me një mashkull tjetër

Gazetari Elton Tozaj paralajmëron se publikimet që kanë tronditur ditët e fundit showbizin shqiptar janë vetëm fillimi. Ai thotë se duke nisur nga e shtuna do të nxjerrë materiale të tjera, ndërsa ka hedhur akuza të rënda që prekin emra të njohur të televizionit, showbizit dhe politikës.
Në një dalje në emisionin “D-Night” në Ora News, Tozaj foli për videot e publikuara së fundmi që lidhen me kompozitorin Adrian Hila. Sipas tij, disa prej materialeve kishin përfunduar edhe në faqe pornografike në internet.
Tozaj deklaroi se ka dhënë dëshmi në polici dhe se ka kërkuar zbardhjen e plotë të historisë: kush i ka regjistruar materialet, si kanë dalë nga ambientet private dhe kush i ka shpërndarë.
Por gazetari shkoi më tej, duke pretenduar se problemi është shumë më i madh dhe se prej vitesh një pjesë e showbizit shqiptar funksionon mbi marrëdhënie intime, favore dhe interesa. Ai e përshkroi fenomenin me termin “seksokraci”, duke pretenduar se nuk prek vetëm televizionin dhe artin, por edhe politikën e institucione të tjera.
Paralajmërimi më i fortë lidhet me atë që Tozaj thotë se do të publikojë të shtunën. Sipas tij, bëhet fjalë për një video ku pretendohet se shfaqet një ministër gjatë një marrëdhënieje intime me një mashkull. Tozaj nuk bëri publik emrin e ministrit.
Ai deklaroi gjithashtu se ekzistojnë shumë materiale të tjera për personazhe të njohura dhe influencerë. Mes emrave që përmendi ishte edhe Hatixhe Brika, e njohur si Hati, për të cilën pretendoi se ekziston një material intim.
Por akuzat nuk u ndalën këtu.
Tozaj përmendi edhe regjisoren Vera Grabocka, duke pretenduar se në të kaluarën vajza të reja janë afruar me personazhe të njohur për marrëdhënie intime. Ai tha se disponon informacion për dy raste pas viteve ’90.
Një tjetër denoncim i fortë i gazetarit kishte në qendër prezantuesen Luana Vjollca.
Sipas versionit të Tozajt, Vjollca i kishte një borxh prej rreth 12 mijë eurosh një agjencie udhëtimesh për bileta avioni. Gazetari pretendoi se pas konfliktit për pagesën, katër persona janë porositur për të dhunuar pronaren e agjencisë, duke e lidhur këtë ngjarje me Vjollcën. Tozaj pretendoi gjithashtu se për rastin ekziston një hetim.
Tozaj ndërkohë paralajmëron se publikimet do të vazhdojnë dhe se materialet e deritanishme janë vetëm fillimi./thuaje.al




