Aktualitet

Videot in*ime, Blendi Fevziu zbulon detajin shokues: Janë publikuar 22 muaj më parë, ishin me pagesë

Videot erotike të publikuara ditët e fundit në disa faqe të mediave sociale në Shqipëri, duket se janë bërë publike të rreth dy vite më parë në një faqe pornografike të huaj.

Gazetari Blendi Fevziu thotë se portali i ka publikuar videot 22 muaj më parë, duke i shitur si materiale erotike të “vajzave të reja që shkojnë me burra të martuar”, dhe për t’i parë ato, duhej të paguaje.

Faqe të tilla ilegale, që shpërndajnë dhe shesin material të hakuara nga kamerat e sigurisë (IP Cam), nuk janë të rralla. Gjasat janë që hakerat të kenë arritur të ndërhyjnë në materialet e kompozitorit Hila, dhe më pas t’i marrin videot intime dhe ti tregtojnë kundrejt pagesës “online”.

“Ky është një ueb që quhet ***** që në datën 9 thjetor 2024 ka hedhur një prej videove që qarkullojnë sot. Video ka titullin “vajza të reja europiane që kryejnë marrëdhënie me burra të moshuar”. Portali ka video të tilla perverse.

Për 22 muaj ka qëndruar këtu, sekondat e para janë falas, pastaj me pagesë. Sajti është i regjistruar në SHBA dhe numri i adminit është amerikan. 8 mijë e ca veta kanë paguar për ta parë, besohet jo shqiptarë”, deklaroi Fevziu.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button