Life Style

Modelja shqiptare: Vajzat e njohura të televizionit kanë dashnorë burra të martuar

Alba Pollozhani ka reaguar përmes një Story në Instagram pas publikimit të një shkrimi me akuza të forta ndaj figurës televizive Ed Manushi.

Pollozhani ka shpërndarë shkrimin ku ngrihen pretendime lidhur me mënyrën e punës së Manushit, bashkëpunimet e tij dhe marrëdhëniet me vajzat që kanë qenë pjesë e emisioneve të tij. Në reagimin e saj, Alba e nis duke sjellë në vëmendje eksperiencën personale të punës me të.

“Unë kam eksperiencë pune me edmanushi. Njeri i respektuar! Njëri që sheh shpesh e punën e tij!”, shkruan ajo.

Më tej, Pollozhani kundërshton idenë se përgjegjësia për zgjedhjet personale të vajzave duhet t’i atribuohet automatikisht Ed Manushit.

“Pse ndonjë nga vajzat ka zgjedh me dëshirën e vet mos lodhet të punojë, po të gjejë dashnorë sponsorë për në emisione, është përgjegjësia e vajzës”, shprehet ajo.

Alba thekson gjithashtu se, sipas saj, Manushi nuk i detyron femrat të bëjnë diçka kundër dëshirës së tyre.

“Ed Manushi nuk është njeri që detyron femrat të shoqërohen me ndonjë mashkull në çfarëdo lloj aspekti!”

Duke iu referuar më tej situatës, ajo shkruan: “Po boll hodhet faji te dikush për të arsyetuar imoralitetin e dikujt tjetër! Askush nuk mund të të detyrojë të bësh asgjë!”

Në vijim, Pollozhani përmend edhe vajzat që, sipas saj, kanë qenë në bashkëpunim me Manushin, duke treguar se edhe ajo vetë ka qenë pjesë e tyre.

“Ke plot vajza aty që erdhën dje e ballit për të luftuar gjërat që i dëshirojnë edhe janë në bashkëpunim me Ed Manushin! Një ndër to kam qenë edhe unë!”

Alba shprehet më pas se ka parë personalisht raste kur vajza, sipas saj, kanë kërkuar vetë të përfitojnë nga marrëdhënie me persona që mund t’i sponsorizojnë.

Në fund të reagimit, ajo ngre edhe dyshime mbi motivet e personave që mund të kenë nxitur akuzat, duke përmendur mundësinë që pas tyre të jenë vajza që kanë mbetur pa punë, janë ndjerë të xhelozuara apo kanë pasur interesa të tjera.

Reagimi i Pollozhanit ka tërhequr vëmendje, pasi ajo del publikisht në mbështetje të Ed Manushit, duke u bazuar në eksperiencën e saj personale të punës me të./thuaje.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button