Revolta e Mevlan Shanajt, pas përplasjes live në TV: Shikoni se çfarë drejtorash e drejtojnë këtë vend. Kam që në 69-n që punoj, por s’ma ka folur kurrë njeri kështu

Nga Mevlan Shanaj
Shembulli mĕ i keq i administratës aktuale!
Këtë vit realizova ndoshta filmin e fundit të jetës time.
Nuk jam shumë vjeç jo, vetëm 81.
Por kishim fatin së bashku me Natashën, që me filmin tonë të fundit në 26 janar në Kinema Millenium, të kishim një nga premierat më të bukura të jetës sonë.
U shfaq filmi ynë “Nikolla i zemrës së Tiranës”, kushtuar një njeriu té madh, një talenti të Shqipërisë që na kujton edhe se duhet të ngulitim në mendje se Shqipëri, jo vetëm ka patur njerëz té jashtëzakonshëm me dashuri dhe përkushtim prej shenjtorësh për artin e vêrtetë, por do të lindë njerëz të dimensioneve përtej kohës dhe regjimeve ashtu si lindi kompozitorin e madh tê muzkës klasike tonën Nikolla Zoraqin në Tiranë.
Si regjisor, ky ishte filmi im i njëzetë. Shumë prej tyre u kushtohen personaliteteve të artit. Shumë prej tyre kanë qenë miq të afërt të mi.
Ndoshta kjo i bën filmat e mi të veçantë. Në këtë dimension thellësisht njerëzor në kinematografinë tonë shpresoj se kam arritur të le një trashëgimi që ndoshta koha nuk do e harrojë.
Ky projekt u realizua me producentin e apasionuar pas filmit, Skënder Jaçen. Bëhej fjalë për një premierë të realizuar pas një pune të stërmundimshme, gati dyvjeçare.
Salla e Milleniumit ishte e tejmbushur deri në shkallë. Interesimi i publikut ishte i jashtëzakonshëm.
Pêr habi asnjë përfaqësues nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë e cila ishte dhe mbështetësja financiare kryesore e projektit.
Jonid Jorgji Kryetari i sotëm i Qendrës Kombëtare, nuk gjeti kohën të ishte i pranishëm, qoftë vetëm si korrtezi.
Jo vetëm kryetari mungoi por asnjë përfaqësues, dhe asnjë punonjës i QKK nuk ishte në sallë, sikur edhe për detyrim profesional, pasi QKK ka detyrë të verifikojë premierat e filmave që financon.
Nuk ishte ardhur askush prej tyre. Sigurisht, askush as nga Ministria e Kulturës.
Nuk pati kohë asnjë njeri nga QKK dhe MKTS për ndoshta filmin e fundit të Mevlan Shanaj dhe Natasha Lako pas një jete të tërë në këtë qytet në profesionin tonë.
Zero interes nga këto dy institucione as të mësojë një njeri i vetëm diçka apo thjesht të dëgjojë sado pak mund të përcillet në një film nga puna madhështore në muzikë e një klasiku shqiptar.
Filmi u shfaq edhe në në datë më të vonë përsëri në Tiranë. U shfaq në Korçë dhe edhe në Prishtinë.
Përsëri askush nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë nuk u pa.
Me këtë rast dua të falenderoj zonjën Blerta Zeqiri, kryetare e QKK Koosoë, për prezencên dhe pritjen miqësore shumé të ngorohtë që na dha me prezencëc e saj gjatë premierës në kryeqytetin kosovar.
A do prekej ndonjë nga ju nga një qëndrim i tillë i pakuptimtë sikur edhe thjesht në dimensionin më njerëzor, pa hyrë fare në ç’vlera profesionale dhe artistike mund të flitet, pasi për to mund të përgjigjen profesionistët më të mirë të fushës me të cilët jam bashkëudhëtar qê prej vitit 1970 pas premierës time të parë si aktor debutues në një rol kryesor.
E pra, sot kur flitet për arrogancë drejtorësh, për Besë dhe Pasqyrë, shihni kokën e Kryetarit të sotëm të QKK tek tundet në programin “Ftesë në 5″, para Mevlan Shanaj!
Jam Mevlani, që si një jetë të tërë jam duke shprehur mendimet për një projektligj të ri që e gjykoj të panevojshëm dhe të dëmshëm ndaj filmit shqiptar.
Sot ama, i dhashë shumë të drejtë, për herë të parë pas shumë kohësh, Kryeminsitrit Rama.
Vêrtet, si për të vërtetuar fjalimet.e tij, shembulli më i keq i sjelljes arrogante, të papranueshmë të padenjë të drejtorëve sapo m’u shfaq për së gjalli përpara syve në një Televizion Kombêtar!
Që prej vitit 1969 kam punuar në çdo cep të Shqipërisë, në çdo funksion, në çdo punë në ekran.
Kam parë shefa të vjetër, veteranë, partiakë si edhe djem fare të rinj.
Shumë fytyra kam parë një jetë të tërë por jo sjellje kaq të papranueshme në ekran.
Këtij drejtori të rrallë dhe të dalluar vetëm në sjellje me mosrespekt dhe arrogancë në jetën time të gjatë në marrëdhënie me shtetin dhe çdo institucion mendoj se çfarë i thashë këtu e ka shumë pak.
Le të mbetet kjo tundje e koke kujtimi i vetëm që lë ky drejtor si reflektim i realiteteve ku gjendet vendi përballë premtimit qeverisës për një qasje të re të administratës.
Imagjinoni ç’ligje mund të shkruajë ajo mendje që tundet bashkë me kokën dhe kjo dorë zyrtarêsh!
Shihni vetë se në duart e kujt është braktisur ajo që dikur njihej me emrin kinematografi!




