Albano Bogdo do i bashkohet këtij spektakli së shpejti! Ja çfarë aludojnë zërat për aktorin e humorit….

Sezoni i ri i “Portokalli” pritet të sjellë ndryshime edhe në kastin e aktorëve.
Pas rikthimit të Agron Llakajt në drejtimin e spektaklit dhe ardhjes së Kiara Titos në krah të tij, një tjetër emër i njohur i humorit mund të bëhet pjesë e programit.
Bëhet fjalë për Albano Bogdon, rikthimi i të cilit në “Portokalli” po përflitet pas një fotografie të publikuar nga aktori Visjan Ukcenaj.
Ukcenaj ka ndarë në rrjetet sociale një foto krah Bogdos, në sallën e mbledhjeve në Top Channel. Fotografia ka mjaftuar për të nxitur aludimet se Bogdo mund t’i bashkohet kastit të sezonit të ri.
Deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga Top Channel për përfshirjen e tij në program, ndaj mbetet për t’u parë nëse aktori do të rikthehet në skenën e “Portokalli”.
Ndërkohë, rikthimi i Agron Llakajt është zyrtar. Pas 16 vitesh, ai do të marrë drejtimin e spektaklit dhe do të jetë njëkohësisht moderator dhe aktor. Sezoni i ri do të ketë premierën live më 2 tetor, ndërsa transmetimi në ekran do të nisë më 4 tetor.
“Portokalli” ka paralajmëruar gjithashtu prurje të reja në kast, ndërsa nga 2 deri më 16 shtator zhvillohen audicione për aktorë, imitues dhe autorë skeçesh.





