Aktualitet

Protestat e studentëve/ Marjana Koçeku për CNN International: Të rinjtë po kërkojnë ndryshim, korrupsioni dhe largimi masiv janë shqetësim për vendin

Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku ka qenë e ftuar në CNN International, në një intervistë me gazetaren e njohur Christiane Amanpour dhe Catherine Bennhold të The New York Times. Në fokus të kësaj interviste ishin protestat e të rinjve dhe zhvillimet politike në rajon.

Gjatë intervistës, Koçeku foli për protestat që po zhvillohen në Shqipëri, kërkesat e studentëve dhe të rinjve si dhe nevojën që institucionet të dëgjojnë shqetësimet e qytetarëve dhe të mbajnë përgjegjësi për vendimet e tyre.

Deputetja ndau gjithashtu arsyet që e çuan të largohej nga Partia Socialiste gjatë verës së këtij viti dhe të vijonte angazhimin e saj si deputete e pavarur, duke iu bashkuar protestave qytetare. Ajo argumentoi se vendimi lidhej me bindjen se mund të kontribuonte më drejtpërdrejt në mbështetjen e kërkesave të qytetarëve. Koçeku theksoi se zëri i protestuesve duhet të merret seriozisht nga qeveria, ndërsa kërkesat e tyre për ndryshim dhe përgjegjshmëri nuk duhet të anashkalohen.

Gjatë bisedës me Christiane Amanpour, vëmendje iu kushtua edhe zhvillimeve në Serbi dhe lëvizjes studentore kundër presidentit Aleksandar Vuçiç. E pyetur për mundësinë e një fitoreje të listës së studentëve në Serbi, Koçeku u shpreh se një rezultat i tillë do të kishte rëndësi përtej kufijve të vendit, duke e cilësuar si një fitore për të rinjtë serbë dhe për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button