ShowBiz

Big Brother Kosova 5/ Labi kundër Leonora Jakupit: Nuk përfaqëson as muzikën, as rolin e opinionisteve

Këngëtari Labinot Rexha, i njohur si Labi dhe ish-banor i “Big Brother VIP Kosova 4”, ka kritikuar ashpër Leonora Jakupin, duke vënë në pikëpyetje aftësitë e saj si opinioniste në prag të nisjes së sezonit të ri të reality show-t, BBVK 5.
Në një kohë kur emrat e opinionistëve të edicionit të ri ende nuk janë bërë publikë, Labi ka reaguar përmes një postimi në Instastory, duke shprehur pakënaqësinë për mundësinë që këngëtarja Leonora Jakupi të rikthehet në këtë rol.
“Nëse edhe këtë herë opinioniste do të jetë Leonora Jakupi, për mua do të jetë një zhgënjim i madh. Sipas mendimit tim, ajo nuk e përfaqëson sa duhet as muzikën dhe as rolin e një opinionisteje në një reality show”, ka shkruar ai.
Kritikat e këngëtarit nuk janë ndalur vetëm te emërimi i mundshëm i Jakupit. Rexha ka shpjeguar edhe se cilat, sipas tij, duhet të jenë cilësitë e një opinionisti në një format televiziv të këtij lloji, duke vënë theksin te paanshmëria, analiza dhe argumentimi.

“Një opinioniste duhet të jetë e paanshme, analitike dhe e aftë të gjykojë situatat me argumente, jo vetëm me emocione. Publiku pret mendime të arsyetuara, analiza të lojës dhe vlerësime të drejta për të gjithë banorët”, është shprehur këngëtari.
Në përfundim të reagimit të tij, Labi ka kërkuar më shumë profesionalizëm dhe transparencë, duke theksuar se publiku meriton një qasje më të argumentuar nga personat që komentojnë lojën dhe sjelljen e banorëve.
“Një opinioniste duhet të flasë me argumente, jo të udhëhiqet vetëm nga emocionet. Publiku me meriton profesionalizëm dhe transparencë!”, ka përfunduar ai.

Mbetet për t’u parë nëse Leonora Jakupi do të jetë pjesë e panelit të opinionistëve të “Big Brother VIP Kosova 5”, ndërsa reagimi i Labit vjen në një moment kur kurioziteti për emrat që do të shoqërojnë sezonin e ri është në rritje.

Big Brother Kosova 5/ Labi kundër Leonora Jakupit:  Nuk

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button