Në Big Brother si ‘macja me miun’, në koncerte bashkë; Erik Lloshi sqaron marrëdhënien me Kristin

Këngëtari Erik Lloshi ka folur për eksperiencën e tij në “Big Brother VIP 5” dhe marrëdhënien që ka sot me ish-banorët e tjerë, veçanërisht me Kristi Lamajn.
I ftuar në emisionin “Pushime On Top”, Lloshi u pyet për raportin me Kristin, me të cilin gjatë qëndrimit në shtëpinë e reality show-t pati jo pak përplasje.
Nga debatet te momentet më humoristike, marrëdhënia mes tyre brenda shtëpisë shpesh ndryshonte, por duket se jashtë saj situata është krejt tjetër.
Lloshi tregoi se ai dhe Kristi kanë lënë pas gjithçka që ka ndodhur gjatë qëndrimit në “Big Brother”.
“Me Kristin kemi marrëdhënie shumë të mirë, pavarësisht gjërave që kanë ndodhur. Janë gjëra normale, gjëra njerëzore. Fundja fare jemi njerëz, kemi gjak”, u shpreh këngëtari.
Sipas tij, presioni i një reality show është i madh dhe emocionet që përjetohen aty nuk mund të krahasohen lehtësisht me jetën jashtë.
Ai theksoi se banorët kanë zgjedhur që konfliktet dhe debatet e krijuara gjatë lojës të mbeten pjesë e eksperiencës së tyre brenda shtëpisë.
“Të gjithë banorët kemi vendosur që gjithçka që ka ndodhur brenda, do e lëmë aty në shtëpi. E kjo është gjëja më e mirë që duhet bërë”, tha Lloshi.
Por kur u pyet nëse përplasjet e tij me Kristin kishin qenë thjesht pjesë e lojës, përgjigjja e këngëtarit ishte e qartë.
“Jo, nuk ka qenë show në shumicën e rasteve. Disa gjëra kanë qenë edhe të vërteta”, deklaroi ai.
Lloshi shpjegoi se një reality show mund të ketë elemente loje, por emocionet dhe reagimet e banorëve janë reale, sidomos në momente tensioni.
“Gjithkush kur nervozohet, nervozohet vërtetë. Nuk nervozohet askush kot”, u shpreh ai.
Kështu, pavarësisht përplasjeve që shoqëruan rrugëtimin e tyre në “BBV5”, Erik Lloshi duket se nuk ka mbetur i distancuar nga Kristi Lamaj, duke e cilësuar marrëdhënien e tyre aktuale si shumë të mirë.




