Çudit Frederik Ndoci: Lionel Messi është me origjinë nga Shkodra

Këngëtari Frederik Ndoci ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku gjatë bisedës u ndal te Lionel Messi dhe ndikimi i tij në botën e futbollit.
Duke folur për përvojat e tij në SHBA dhe ndjekjen e ndeshjeve ku ka luajtur Messi, Ndoci komentoi edhe çmimet e larta të biletave në stadiume, duke i cilësuar si mjaft të shtrenjta, sidomos gjatë turneve të mëdha.
“Biletat janë të kripura, sidomos këtë vit në Kampionatin Botëror janë shumë të kripura. Fillojnë nga 300 dollarë…”, u shpreh ai gjatë intervistës.
Më tej, këngëtari ndau edhe një kuriozitet mbi origjinën e futbollistit argjentinas, Lionel Messi, duke përmendur se familja e tij ka prejardhje arbëreshe, sipas disa versioneve që qarkullojnë.
Disa thonë se është nga Kalabria, me origjinë arbëreshe… madje ka edhe versione të ndryshme për prejardhjen e tij”, tha Ndoci.
Deklaratat e tij u bënë gjatë bisedës në studio, ku u diskutua edhe ndikimi global i Messit në futboll dhe kulturën sportive.
Pjesë nga biseda:
Manushi: Frederik, ti ke këtë pasionin për Messin
Frederik: Kam ca gjëra se ka luajtur me Miami, vazhdon prapë me luajtur. Unë vij prej andej. Kemi shkuar shumë herë me e pa, biletat janë të kripura, sidomos këtë vit në Kampionatin Botëror janë shumë të kripura.
Manushi: Po e kemi dëgjuar
Frederik: Fillojnë me 300 dollarë ata që janë atje te zogu, imagjino sa janë ato përpara. Rrugët zbukurohen dy ditë përpara me fytyrën e Messit.
Manushi: Pra e ka ndryshuar Messi historinë e futbollit.
Frederik: Një kuriozitet është se ai është nga Kalabria, familja e tij me origjinë. Si ne shqiptarët që kemi qejf me e bërë edhe Trump-in shqiptar, a e di? Po flitet që gjyshja e tij është me prejardhje arbëreshe.
Manushi: Nuk është çudi, po është nga Kalabria, nuk është çudi.
Frederik: Po, po, është arbëreshe. Disa thonë edhe nga Shkodra prej urës së mesit
Manushi: Këtë nuk e kisha dëgjuar
Frederik: Është pak e ekzagjeruar, nga Ura e Mesit.




