ShowBiz

Punët në fermë “përplasin” ish-fermerët/ Debat i ashpër mes Kostanës dhe Romirit: Po gënjen, është turp!

Punët në fermë “përplasin” ish-fermerët/ Debat i ashpër mes Kostanës dhe Romirit: Po gënjen, është turp!

Kostana dhe Romiri janë përfshirë në një debat gjatë përballjes së tyre në Post Ferma VIP. Shkak janë bërë punët në fermë.

Romiri u shpreh se diferenca mes konkurrentëve qëndronte te angazhimi i tyre si në punët e shtëpisë, ashtu edhe në ato të stallës.

Ai nënvizoi se Kostana shpesh shmangte punët me kafshët, duke thënë se nuk e duronte erën e bajgave.

Por Kostana e mohoi duke treguar se ka ndihmuar me punët e tjera në stallë së bashku me Mozën.

Pjesë nga biseda:

Romiri: Diferencën e bën fakti që disa njerëz kanë qenë të ingranuar edhe te punët e shtëpisë, edhe te punët e stallës. Shtëpia kishte shumë punë, sidomos punë që kishin të bënin me higjienën. Sa kazanë plehrash kam mbledhur unë. Malbora ndoshta pak më pak, por Kostana s’ka të drejtë të flasë. Sepse kur flitej për stallën, Kostana thoshte: “Ju lutem mos më çoni, se nuk duroj dot erën e bajgave.”

Kostana: Po gënjen, unë s’e kam thënë fare këtë fjali. Po gënjen dhe është turp që një burrë në moshën tënde të gënjejë.

Romiri: E ke thënë, Kostana.

Kostana: Kam thënë që kam frikë nga lopët. Dhe kam shkuar te pulat bashkë me Mozën.

Sara: Ke ardhur në fermë dhe kishe frikë nga lopët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button