Lajme

V*asje me a*më z*arri në Lezhë, ekzekutohet në oborrin e shtëpisë 57-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Tale të Lezhës, ku një shtetas rreth 57 vjeç i identifikuar si Pjetër Kaza është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.

Sipas të dhënave paraprake, shtetasi P. K është gjetur i vrarë me armë zjarri në oborrin e banesës së tij, ndërsa ndodhej në automjet.

Policia dhe autoritetet hetimore kanë nisur menjëherë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Lezhë/Informacion paraprak

Në fshatin Tale, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. K., rreth 57 vjeç, banues në Tale.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij,  në kohën që  shtetasi P. K., po kthehej për në banesë me automjetin e tij.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e  Policisë vendore të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar  në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button