“Më kërkuan të merrem me politikë”, Luiz Ejlli flet pas zgjedhjeve: Zgjodha njeriun

Pas zgjedhjeve në vend, Luiz Ejlli, i cili e ka ‘fiksim’ protagonizmin, ka bërë një story në Instagram, ku shkruan se i kanë kërkuar të merret me politikë, por ai këtë gjë nuk e pranon.
Pasi ia ‘hodhi paq’ me çështjet e drejtësisë, duke qenë se u akuzua nga shkalla e parë e gjyqësorit Fier për ‘falsifikim dokumentesh’, fituesi i BBVA 2 shkruan se politika nu ki pëlqen, sepse ka parë njerëz të transformohen prej saj. Ndërkohë, këngëtari zgjedh të përqafojë, të bashkojë njerëz dhe ‘zgjedh njeriun’.
Për hir të së vërtetës, Luizi ia pa ‘hajrin’ politikës, pasi kur ishte dhëndër i politikanes së famshme, arriti të kapte pozicione shumë të ëndërruara pune në vende perëndimore e më pas të hapë një zyrë noterie. Mirëpo duket se fitimet si këngëtar, sidomos tani pas famës së madhe, i dalin e i teprojnë. Ndaj, nuk ka pse të merret me politikë:
“Të shumtë janë ata që më kërkojnë të hyj me politikë. Mbase ngaqë më shohin si zë që dëgjohet, apo si një njeri që nuk ka frikë të flasë. Unë nuk kam ardhur në këtë jetë për të ndarë njerëzit. Por për t’i bashkuar. Nuk dua të jem arsyeja pse njerëzit zihen mes tyre, kur gjithçka që dua është t’i bëj të buzëqeshin bashkë. Unë besoj te muzika, te dashuria, te forca e një fjale që shëron dhe jo që përçan. Politika kërkon të zgjedhësh një anë. Unë kam zgjedhur njeriun! Nuk dua të je mi një krahu, kur mund të jem krah për të gjithë. E kam parë se çfarë bën politika me njerëzit. Si ua ndryshon sytë, zemrat, fjalët. Nuk dua pushtet mbi askënd. Dua t’i mbaj duart e lira që të përqafoj, jo të nënshkruaj vendime që lëndojnë. Dua dua zyrë, dua skenë! Ndaj, më falni nëse ju jam zhgënjyer duke mos u bërë pjesë e politikës. Kjo është mënyra që unë kam zgjedhur për të mbrojtur atë që dua më shumë, njeriun, familjen, artin, fjalën e lirë dhe vetveten”, përfundon shkrimi i Luizit. /Pamfleti




