ShowBiz

Një muaj nga nisja e “Ferma Vip 2”, shtohen ethet e garës për konkurrentët

Ka kaluar plot një muaj nga momenti kur yjet e njohur të ekranit dhe jo vetem nisën bashkëjetesën në fermën më të madhe në Shqipëri, në një format që prej ditës së parë ka sjellë emocione, tensione dhe surpriza të shumta për publikun.

Sot, pas katër javësh, konkurrentët ndodhen në një pikë kthese të lojës, ku gara, strategjitë dhe emocionet janë më të forta se kurrë më parë. Çdo veprim, fjalë apo vendim mund të ndikojë fatin e tyre brenda fermës.

Reality show-i që transmetohet 24 orë në 7 ditë të javës, ka sjellë situata që kanë lëkundur raportet mes VIP-ave dhe kanë zbuluar më shumë për karakteret e tyre të vërteta.

Big Mama si e zgjedhura për të drejtuar punët ka marrë rolin me seriozitet dhe energji pozitive. Ajo ka ndarë detyrat duke angazhuar vajzat në stallë dhe djemtë me punët e shtëpisë, duke sjellë një organizim më efikas dhe një atmosferë më të bashkuar.

Nën drejtimin e Agait, një provë durimi i vuri fermerët përballë një sfide fizike dhe psikologjike: të ndarë në çifte, ata duhej të mbanin qypa të varur me litar, derisa të dorëzoheshin.

Penalizimet nuk munguan. Andrea, Nuri, Kejsi dhe Big Basta nuk ia dolën në sfidë dhe, si pasojë, u përballën me dënimin e vendosura në mënyrë të qartë përmes zarfit zyrtar.

Ndarja e buxhetit gjithashtu ka sjellë përplasje. Me 88% të shumës të ndarë për nevojat personale, pakënaqësitë nuk munguan, duke krijuar tensione të reja në grup.

“Ferma VIP” ka ofruar jo vetëm argëtim, por edhe reflektim mbi jetën pa teknologji, me punë të përditshme fizike dhe në kushte larg komoditetit.

Publiku do të votojë sërish për fermerin e preferuar, ndërsa Alba, e penalizuar për thyerje të rregullave, pret të zbulojë emrat e fermerëve që do t’i bashkohen në nominimin e ardhshëm, i cili do të vendoset të hënën.

Zhvillimet e fundit do të marrin zë në spektaklin e sotëm që nis live në orën 21.00 në ekranin e Vizion Plus, si dhe në dy kanalet e dedikuara të platformës Tring./vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button