Fjalim lamtumire? Inzaghi pas humbjes me Romën: Lojtarët do kenë gjithmonë mirënjohjen time
Simone Inzaghi ka komentuar humbjen e tij të tretë radhazi në kampionat dhe Kupë ndaj Romës, duke theksuar se pavarësisht rezultatit të keq, ekipi ka luftuar dhe ka dhënë gjithçka.
Ai e ka pranuar se është një humbje e dhimbshme, por ka shpjeguar se lojtarët janë munduar të japin maksimumin dhe kanë treguar zemër.
“Është futboll, kjo javë ka qenë e vështirë me tri humbje që dhembin.
Por ekipi ka provuar, ka dhënë zemrën dhe njerëzit e kanë parë. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, përqafimi i tifozëve në fund na bëri shumë përshtypje.
Ishte një humbje e keqe, por ne e luftuam me zemër dhe grintë. Lojtarët e mi gjithmonë japin gjithçka dhe do të kenë gjithmonë mirënjohjen time. Nuk ka nevojë të flasim më shumë…”.
Në lidhje me ndeshjen e ardhshme kundër Barcelonës, Inzaghi tha se nuk kishte nevojë të shikonte ndeshjen e Barcelonës një natë më parë, pasi ata do të shkojnë në Barcelonë me respekt, por jo me frikë.
Ai gjithashtu e analizoi ndeshjen me Romën, duke theksuar se Interi nuk ishte mjaftueshëm i qetë dhe ka bërë shumë presione individuale në vend që të vepronte si skuadër.
“Duhet të jemi më të mirë si skuadër. Goli erdhi nga një goditje e pasaktë. Roma bëri një ndeshje të shkëlqyer, ne e provuam dhe meritonim më shumë.
