Uncategorized

Top Channel nxjerr RREGULLOREN/ Çfarë nuk lejohet në finalen e BBV4

Finalja e shumëpritur e “Big Brother VIP Albania 4” do të mbahet mbrëmjen e sotme në orën 21.15

Finalja e shumëpritur e “Big Brother VIP Albania 4” do të mbahet mbrëmjen e sotme në orën 21.15. Gjithçka është gati për spektaklin që premton të jetë një ngjarje e madhe televizive e cila shikohet kudo ku ka shqiptarë.

Këtë vit janë hapur dy studio, ku publiku të ketë mundësinë t’a shohë nga afër finalen e madhe të këtij edicioni të katërt të reality show-t.

Për këtë arsye, Top Channel ka publikuar në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” në “Instagram” një rregullore, ku thuhet se çfarë nuk lejohet të marrësh me vete.

Rregullore/ Çfarë Nuk Lejohet në Finalen e #BBV4:

Për sigurinë dhe mbarëvajtjen e kësaj Finaleje spektakolare, stafi i sigurisë së Top Channel dëshiron të njoftojë gjithë shikuesit që kanë siguruar një biletë dhe do ta ndjekin show-n nga afër, se ndalohet rreptësisht:

-Futja e objekteve të rrezikshme, e mjeteve të mprehta, fishekzjarrë, kapsolla, lazer, etj.

-Futja e lëndëve narkotike apo substancave të ndaluara me ligj.

-Futja e pijeve alkoolike ose gotave/shisheve prej qelqi/plastike nga jashtë (pijet i gjeni pranë skenës).

-Përdorimi i dronëve apo objekteve të tjera regjistruese, përveç telefonave.

-Zaptimi i hapësirave të paautorizuara, si skena, pjesët teknike, etj.

-Dhuna verbale apo fizike, përfshirë fyerje, ofendime, përplasje me spektatorët e tjerë ose stafin organizativ.

-Përdorimi i flamujve, pankartave apo simboleve që nxisin urrejtje, racizëm apo diskriminim.

-Futja e kafshëve.

Shënim:

Organizatorët dhe stafi i sigurisë së Top Channel kanë të drejtë të kryejnë kontrollin fizik për çdo person përpara hyrjes. Kushdo që nuk respekton rregulloren do të largohet nga ambienti pa rimbursimin e biletës. Top Channel nuk mban përgjegjësi për humbjen e sendeve tuaja personale.

Kujdes! Top Channel në bashkëpunim me Policinë e Shtetit do të marrë masa për çdo shkelës të rregullores.

Vëllai i Madh ju fton të shijoni spektaklin e finales së madhe!/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button