Uncategorized

Ishte duke punuar/ Bie nga lartësia në terminalin e aeroportit në Vlorë, humb jetën punëtori

Një person ka humbur jetën ditën e sotme në Vlorë në vendin e tij të punës.

Sipas informacioneve, një punëtor që po punonte brenda terminalit të aeroportit të Vlorës ka rënë nga lartësia. Si pasojë ka humbur jetën.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në fshatin Akërni, në ambientet e aeroportit të Vlorës, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia, gjatë punimeve në terminal, shtetasi D. H., 38 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të rastit, do të merren në pyetje shtetasit përgjegjës për punimet në aeroport.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button