Uncategorized

“I kam dhënë trazira në jetën e saj”/ Katër finalistët e BBV 4 kanë një mesazh për familjarët: Pak orë ka ngelur larg ëndrrës…

“Dua të them se sido që të shkojë nata e sotme, për mua dhe për ata, unë e kam fituar gjithçka që kam dashur këtu brenda”

Katër finalistët e “Big Brother VIP 4”, Rozana, Laerti, Gjesti dhe Egli janë shumë të emocionuar pasi njëri prej tyre mbrëmjen e sotme do të shpallet fitues i këtij edicioni të reality show-t.

Dita e tyre ka nisur me shumë energji pozitive, ku kanë kënduar dhe kërcyer me njëri-tjetrin. Por nuk kanë munguar as lotët pasi në një moment Egli dhe Rozana janë përlotur.

Surprizat për ta kanë nisur që herët, pasi ishin edhe në lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin. Moderatorja e njohur i pyeti:

“Do doja ndihmën tuaj për t’u dhënë familjarëve tuaj një mesazh përpara finales. Si do duhet ata vetë t’a përjetojnë finalen tuaj?”.

Rozana u përgjigj:

Andeta duhet t’a përjetojë si një udhëtim në të gjitha kohërat tona që kemi kaluar bashkë, të fëmijërisë, të adoleshencës dhe të një momenti shumë deçiziv të jetës sime, siç është Big Brother. Big Brother është si të them maratona e jetës sime, kështu që Andeta në çdo moment, në çdo ditë që kam jetuar këtu, ka qenë bashkë me mua dhe sigurisht edhe këtë mbrëmje duhet t’a jetojë njësoj siç i kemi ndarë përgjysmë gjërat bashkë, do t’a ndajmë edhe këtë mbrëmje bashkë. Siç e përjetoj unë, me guxim, me dëshirën e madhe për t’a vazhduar këtë mbrëmje deri në fund. E sigurisht me kënaqësinë për t’u përqafuar sërish bashkë dhe për të vazhduar jetën. Unë i kam thënë shpesh Andetës se i kam dhënë trazira në jetën e saj, i kam sjellë shumë shi, po në fund fare Andeta dhe unë kemi ditur të kapemi për dore dhe të shikojmë të dyja ylberin. Sot është një mbrëmje që mund të shohim ylberin edhe natën.

Egli u përgjigj:

Unë do i thoja familjes sime që nëse ata nuk do kishin qenë aq të fortë sa janë treguar, unë sigurisht që nuk do të kisha arritur asnjëherë deri këtu ku ndodhem sot. Nuk do e kisha prekur dot jo vetëm finalen po shumë më larg se finalja. I falënderoj jashtë mase që kanë treguar një lloj stoicizmi, një lloj këmbëngulje, një lloj besimi të tmerrshëm, të frikshëm tek unë, te potenciali im. Kanë besuar tek unë. Ashtu siç janë treguar të fortë përgjatë këtyre katër muajve për të përballuar gjithçka që mund të ketë ndodhur me mua këtu brenda, dua që sot të ndjenjë një lloj shpërblimi për të gjithë ndoshta emocionet e bukura dhe jo të bukura që kam përjetuar nga ana ime. Dua të them se sido që të shkojë nata e sotme, për mua dhe për ata, unë e kam fituar gjithçka që kam dashur këtu brenda. Kam treguar veten time në larmishmëri, siç ata më kanë rritur. I them që i dua jashtëzakonisht shumë dhe ata janë arsyeja se pse jam e fortë për të qenë deri këtu sot.

Gjesti u përgjigj:

Kanë mbetur shumë pak orë dhe le të presin Kingun, le të vijnë e të përqafojnë Kingun. Shumë pak orë ka ngelur larg ëndrrës që kam dashur gjithmonë. Faleminderit të gjithëve. Le t’a presin mirë, me shumë emocion.

Laerti u përgjigj:

Uroj që nënën time t’a kem bërë krenare dhe po të jetë mërzitur të më fali siç e bën gjithmonë. Motrës sime në Nju Jork ti them që le ta shohë natën e sotme, finalen e sotme, njësoj si kur të vegjël na sillnin prindërit ëmbëlsirën e preferuar. Edhe gjithë familjes së madhe Vasili, faleminderit për ditët e vështira kur më janë gjendur dhe më bënë para 10 vitesh të rinisja jetën time nga zero. Uroj ti kem bërë krenar./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button