Tragjedi në Fier: 56-vjeçari humb jetën teksa riparonte zetorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Grecalli të Fierit, ku një 56-vjeçar, Agron Sukulli, ka humbur jetën në mënyrë tragjike.
Sipas informacioneve paraprake, viktima po kryente një riparim në zetorin e tij, kur për arsye ende të paqarta, mjeti është zhvendosur dhe rrota e ka zënë poshtë.
Ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë dhe është konstatuar nga një prej fqinjve të viktimës, i cili ka dhënë menjëherë alarmin.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit, ndërsa dyshohet se gjithçka ka ndodhur gjatë përpjekjes për të riparuar një defekt teknik të mjetit bujqësor.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 09:30, në fshatin Grecalli, shtetasin A. S., rreth 60 vjeç, dyshohet se duke kontrolluar mjetin bujqësor që kishte në pronësi, e ka zënë rrota e mjetit. Si pasojë ai ka humbur jetën.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.