Uncategorized

Tragjedi në Prishtinë/ 26-vjeçarja bie nga kati i shtatë, partneri në pranga për ‘nxitje në vetëvr*sje’ 

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prishtinën, ku një 26-vjeçare ka humbur jetën pasi ra nga kati i shtatë i një pallati në lagjen “Lakrishtë”. Viktima është identifikuar si Xheneta Ejupi, e cila jetonte me qira në apartamentin ku ndodhi tragjedia.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, e reja ra nga ballkoni të premten dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, pavarësisht përpjekjeve për ta ndihmuar. Hetimet paraprake kanë ngritur dyshime të forta se pas kësaj ngjarjeje mund të qëndrojë partneri i saj, Valmir Sheqiri, 30 vjeç, i cili tashmë është arrestuar.

Burime policore bëjnë me dije se Xheneta ishte nën presion psikologjik për një kohë të gjatë, për shkak të marrëdhënies së tensionuar me Sheqirin. Ai është vënë nën akuzë për veprën penale “nxitje në vetëvrasje”, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Rasti ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, ndërsa institucionet janë vënë në lëvizje për të adresuar edhe një herë çështjen e dhunës psikologjike në marrëdhëniet në çift, një fenomen që shpesh mbetet në hije, por që mund të ketë pasoja fatale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button