Bota

Si të bëhesh solartor ose specialist i energjisë diellore?

Pse sektori i energjisë diellore ka nevojë për më shumë forca të specializuara?

Nëntë milionë vetë punojnë sot në sektorin e energjisë solarenë të gjithë botën dhe në vitin 2030 parashikohet, që kjo shifër të arrijë në 20 milionë dhe në vitin 2060 në 60 milionë.

Sepse ndërtimi i impianteve të energjisë diellore është duke u përshpejtuar edhe më shumë. Në vitin 2023, në gjithë botën u instaluan module diellore me një kapacitet prej 444 giga vatësh (GW), në vitin 2024 sipas prognozave këtyre do u shtohen 574 giga vatë të tjera.

Për të arritur këtë në këtë sektor do të punojnë këtë vit 12 milionë punonjës. Dhe nevoja për punonjës është në rritje. Ekspertët llogarisin që deri në vitin 2050 energjia diellore të bëhet burimi më i rëndësishëm i energjisë në gjithë botën.

Çfarë vendesh pune krijohen në sektorin e energjisë solare?

Vende të reja pune janë krijuar në prodhimin e elementëve fotovoltaikë. Qelizat diellore dhe modulet diellore prodhohen në fabrika moderne. Atje nevojiten shumë forca të specializuara për zhvillimin, programimin, ndërtimin, mirëmbajtjen, logjistikën dhe marketimin. Sipas vlerësimeve të Agjencisë ndërkombëtare për energjitë e reijenerueshme (IRENA), rreth 2 milionë vetë punuan në vitin 2022 në prodhimin e moduleve, 1,8 milionë prej të cilëve në Kinë.

Por pjesa më e madhe e forcave të specializuara nevojiten për instalimin e impianteve. Degë shkollimi për këto profesione nuk janë krijuar deri tani, prandaj pjesa më e madhe e forcave të specializuara të përdorura në këtë sektor vijnë nga profesione të tjera.

Shumë të kërkuar janë inxhinjerët, elektriçistët, teknikët e energjisë dhe ndërtimit dhe mbuluesit e çative.

Çfarë është solartor?

Solartorët montojnë në çatitë e ndërtesave ose në sipërfaqe të tjera të mëdha, impiantet diellore. Ata instalojnë konstruksionet e poshtme, ngjisin në to modulet dhe bëjnë lidhjen e kabllove. Pastaj provojnë nëse energjia elektrike e prodhuar kalon në rrjet dhe në ndërtesë. Përveç kësaj, specialistët e energjisë diellore bëjnë planifikimin e impianteve, këshillojnë klientët, bëjnë llogaritjet e sasisë së energjisë që parashikohet të prodhohet dhe llogaritjet e kostove për pjesët e ndërtimit dhe montimit që duhen në varësi të llojit të ndërtesës. Ata duhet të dinë edhe si bëhet instalimi i baterive për konservimin e energjisë në impiantet që ndodhen në çati dhe si bëhet instalimi i kutive Wallbox për furnizimin me energji të automobilëve elektrikë.

Kush ofron shkolla për solartorët?

Shumë ndërmarrje merren vetë me specializimin e punonjësve. Aty kolegët i tregojnë njëri-tjetrit si funksionon me siguri montimi i moduleve solare në çati. Përveç kësaj janë duke u ofruar gjithnjë e më shumë seminare disa javorësh ose disa mujoresh, ku jepen njohuri për energjinë diellore. Këto kurse shpesh paguhen nga vetë firmat ose nga agjencia e punës.

Njëkohësisht janë duke u krijuar rrugë të reja shkollimi. Shumëpërfshirës i mirë është përshembull arsimi trevjeçar profesional për instalator solar në Zvicër, i cili fillon për herë të parë këtë verë. Ai është njësoj si arsimi në profesionet e tjera artizanale.

Dhe gjithnjë e më shumë shkolla të larta janë duke integruar përmbajtjet e duhura për degët e studimit në inxhinieri dhe teknikë për të përgatitur studentët për ndryshimet në sektorin e energjisë.

Për ata që vijnë nga sektorë të tjerë ofrohen kurse bazë në të cilat mësohet montimi i impianteve solarë, si përshembull në kampe solare. Kërkesa për forca të specializuara me energjisë solare ka në gjithë botën dhe sidomos në vendet ku prodhimi i energjisë nga dielli është duke u rritur. Këtu bëjnë pjesë Kina, Europa, SHBA, India, Brazili dhe Afrika e Jugut si dhe Australia, Pakistani, Turqia si dhe shtetet e Gjirit, si Emiratet e Bashkuara Arabe, që janë duke ndërtuar impiante shumë të mëdha.

Në disa vende si përshembull Gjermania, nevoja për forca të specializuara është aq e madhe, saqë punonjësit kërkohen edhe në vendet e tjera për të ardhur në Gjermani./Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button