Politike

“Bo*ba” nga Uashingtoni, FBI arreston kreun e kartelit të Sinaloa-s, Robert Papa zbulon detajet, hapet dosja sekrete me qindra faqe për familjen e Edi Ramës, ja si lidhjet me krimin ndërkombëtar kanë futur në panik kryeministrin

Arrestimi i një prej figurave më të kërkuara të kartelit famëkeq Sinaloa në Meksikë ka rikthyer vëmendjen te lufta amerikane kundër rrjeteve ndërkombëtare të trafikut të drogës. Më 20 nëntor, forcat speciale meksikane, në një operacion të mbështetur nga inteligjenca amerikane, kapën Fausto Isidro Meza Flores, i njohur si “Chapo Isidro”, i cili ndodhej në listën e 10 të arratisurve më të kërkuar nga FBI. Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar ekstradimin e tij, ndërsa arrestimi është shoqëruar me përplasje të përgjakshme në rajonin e Sinaloas.

Pikërisht në këtë zhvillim ndërkombëtar, gazetari Robert Papa ngre pretendime të forta për lidhje të familjes së kryeministrit Edi Rama me dosjen e kartelit meksikan. Në analizën e tij, ai pretendon se dokumentacioni amerikan përmban qindra faqe që lidhen me familjen Rama, përmend llogari bankare me vlerë qindra milionë dollarë, të cilat sipas tij janë gjurmuar nga agjencitë amerikane, si dhe paralajmëron për pasojat që mund të sjellë kjo çështje për kryeministrin shqiptar.

Pjesë nga analiza e Robert Papës në “Fokus Tv”

“Ngrihuni, luftoni për vendin tuaj ashtu si është ngritur ai brez i bukur hyjnor që po shkatërron një kancer të shoqërisë shqiptare, të çmendurin e Surrelit. Një lajm tjetër i keq për të: FBI ka arrestuar kreun e Sinaloa-s. Dosja e Sinaloa-s ka me qindra faqe me familjen Rama. Ç’po ndodh me sulmet kibernetike në Amerikë? Drejtori i inteligjencës është detyruar nga SteveMiller të dalë dhe të japë përgjigje se nuk ka qenë sulm i organizuar nga vende armiqësore, por është përditësimi me inteligjencën artificiale. Nuk më duket koincidencë, nuk më duket rastësi, sepse ka gjashtë ditë që kjo ndodh.

Ajo që është më shqetësuese është me sistemin bankar. Është një softuer që monitoron sigurinë e 10 bankave më të mëdha amerikane. Softueri është nga një kompani izraelite. A mos është Netanjahu që po organizon këto sulme kibernetike për të detyruar presidentin Trump të nisë luftën përsëri në Iran? Po ai dron që gjoja është nisur nga Shqipëria ndaj anijes ruse? Dihet që Rama është lidhur dhe martuar me një kriminel si Netanjahu. A kërkon krimineli Netanjahu që Ballkani të përfshihet në flakë? Kush janë klanet dhe lobet që duan të nisin luftë në atë zonë të Europës Juglindore? Me hapjen e dosjes së Sinaloa-s, Rama ndjehet në panik. Janë miliarda dollarë në ishujt Cayman, por në fakt në 2019 janë provuar dy llogari 600 milionë dollarë nga familjarët e Ramës, por janë të ngrira dhe të gjurmuara nga agjencitë amerikane në Dubai, në Singapor dhe në Vjenë. Çka e vë në vështirësi vjedhjen e Shqipërisë dhe shiten te çifuti i ndyrë i Netanjahut.

Në Amerikë, ajo që unë kam thënë shpeshherë quhet deepstate (shteti i thellë), i fshehtë — quajeni burokracia ose vetë shteti amerikan. Si funksionon ajo administratë e madhe tek CIA, FBI, Pentagoni, StateDepartment? Në pozicionet e zyrtarëve seniorë të lartë janë persona që quhet ajo inteligjenca e lartë, që janë në ato poste prej 25 vitesh, 35 vitesh, ata që realisht kontrollojnë. Natyrisht që presidenti jep një urdhër, le të themi Trump, i cili nuk ka pasur asnjë ide nga inteligjenca, nuk ka qenë kurrë në ushtri, nuk ka luftuar, madje ka përfituar duke mos shkuar në Vietnam duke nxjerrë se ka kocka të dobëta.

Dhe ata i thonë: “YesSir, ke shumë të drejtë, do ta zbatojmë.” Shkojnë në zyrat e tyre, nuk duan t’ia dinë, sepse e dinë që derisa presidenti të merret përsëri me këto urdhra do ketë kaluar një mandat, dhe ata gëzohen kur president vihet dikush që nuk ka asnjë përvojë nga inteligjenca dhe nga ushtria. Dy rastet më spektakolare, dy presidentët më injorantë për ta: Obama dhe Trump. Kur Obama fitoi, ditën tjetër ka ndodhur ai brifingu i madh që bëhet nga CIA. Zakonisht vjen zëvendësdrejtori i CIA-s. Sekrete të mëdha. Obama s’kishte asnjë përvojë, vetëm dy vjet senator, s’kishte qenë në komisionin e inteligjencës, dhe duke i dhënë materiale të mëdha inteligjence, e shokoi: “Shiko se çfarë bëjmë ne për këtë vend të madh.”

E njëjta gjë me Trump. Pse i thashë këto? I thashë këto se me fat që SPAK nuk u shkri as nga presioni i Ivankës, nga Kushner, as nga zhgarravina e Athinës Guilfoyle, apo nga e korruptuara SusieWiles, vajza e saj, Lacivita, apo racisti SteveMiller. Deepstate, pra burokracia e madhe, kërkon që në Shqipëri të luftohet korrupsioni dhe të goditen ata njerëz që cënojnë sigurinë kombëtare amerikane, pra EdvinRama. Natyrisht që jua kam thënë disa herë, për amerikanët është maratonë, nuk është sprint.

Çdo gjë merr kohën e vet. Dhe kur mundohesh t’i pyesësh, sa herë kam pasur mundësinë në konferenca shtypi të organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit me median e huaj, përgjigjet janë me mentalitetin e tyre, me kohën e tyre, të cilët e shikojnë Shqipërinë për 100-vjeçarë. Ne jemi vend i NATO-s pikërisht prej amerikanëve, prej Bushit të madh. Synohet të hyhet në BE, ndërkohë që Bashkimi Europian nuk ka asnjë forcë diplomatike apo ushtarake dhe nuk e merr askush në tryezë kur diskutohen problemet kardinale të sigurisë globale sot në botë.”/sot.com.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button