Nga zëri erotik te pengu për fëmijët, Spartak Ngjela rrëfehet përballë Luiz Ejllit: Pse nuk u martova në vitet ’70

Avokati Spartak Ngjela ka ndarë detaje nga jeta e tij personale, bindjet politike dhe pikëpamjet për të ardhmen e Shqipërisë gjatë një bisede me Luiz Ejllin në emisionin “Live me Luizin”, në Top Channel.
Në një intervistë të shoqëruar me batuta dhe humor, Ngjela iu përgjigj pyetjeve pikante të këngëtarit, duke folur për famën e tij, komentet për zërin erotik, por edhe për një nga temat më personale, faktin që nuk ka fëmijë.
I pyetur nëse mungesa e fëmijëve është pengu më i madh i jetës së tij, avokati shpjegoi se në vitet ’70 kishte zgjedhur të mos martohej, ndërsa më vonë, sipas tij, regjimi i kohës ia kishte penguar këtë mundësi.
Biseda u ndal edhe te politika, ku Ngjela konfirmoi bindjet e tij të djathta, ndërsa u shpreh optimist për të ardhmen e Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e anëtarësimit në NATO dhe perspektivën e integrimit në Bashkimin Europian.




