Politike

U godit me vezë në Dublin, Rama: Kjo është demokracia në fund të fundit

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Samitin e 9-të të Komunitetit Politik Evropian në Dublin të Irlandës, ku pati një komunikim për mediat.
I pyetur se çfarë mendonte për faktin se dje u prit me vezë nga disa shqiptarë teksa mbërriti në Dublin, ai shprehu se kjo është demokracia dhe se gjithsesi ndihet i mirëpritur në Irlandë.
“Mendoj se ky është një shtet demokratik, udhëhiqet nga rregulla dhe ligje dhe çfarë ndodhi është pjesë e të qenit një shtet demokratik dhe në të njëjtën kohë ka të bëjë me rregullat dhe ligjet.
Në Irlandë, ndihem shumë i mirëpritur, pata një bisedë shumë të mirë dje në një grupim preztigjioz mendimesh dhe kishte dhjetëra vëllezër e motra shqiptarë që ndjenë se duhet ë më mirëpritnin në një mënyrë ndryshe, dhe kaq, është demokraci, çfarë të bësh”, tha Rama.
Kryeministri Rama u pyet edhe për projektin që Jared Kushner, dhëndri i presidentit Donald Trump, parashikon të bëjë në ishullin e Sazanit. Rama theksoi se ende nuk është arritur një marrëveshje mes palëve dhe se bisedimet po vijojnë.

“Nuk kam asnjë marrëveshje me Kushnerin. Ai është një nga shumë investitorët që kanë shprehur interes për vendin tonë. Bisedimet me grupin e tij të punës vijojnë. Nëse ju pyes se çfarë dini, do të thoni se bëhet fjalë për një ishull në Shqipëri, i cili i është dhënë atij. Nuk ka ende një marrëveshje dhe nuk ka asnjë ishull të shitur apo kërkesë për ta blerë. Është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet e tillë”, tha Rama.
Përmes intervistës Rama foli dhe për aludimet lidhur me organizimin e samitit të ardhshëm të NATO-s në Shqipëri që një ditë më parë u shoqërua me pikëpyetje pas publikimit të një artikulli në ‘Politico’ ku pretendohej se Shqipëria ka propozuar shtyrjen ose zhvillimin e samitit në format virtual, pretendim që u mohua nga ministri Ermal Nufi. Vetë Rama i quajti pretendimet ‘marrëzira’ dhe sqaroi se samiti i NATOs do të mbahet në Tiranë por ende nuk ka një afat kohor, mbase në 2028-ën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button