Life Style
Xhemi Shehu largohet përfundimisht nga Top Channel

Pas largimit nga emisioni “Fiks Fare”, duket se Xhemi Shehu nuk do të jetë më pjesë e ekranit të Top Channel.
Sipas lajmeve që po qarkullojnë në media, moderatorja nuk do të angazhohet në asnjë prej programeve të televizionit, pas largimit nga dy formatet e njohura “Portokalli” dhe “Fiks Fare”, me të cilat ka qenë e lidhur për shumë vite.
Por duket se për Xhemin ka projekte të reja në horizont. Flitet se ajo do të jetë pjesë e një filmi me regji të Eduart Grishajt, ku pritet të ndajë sërish ekranin me Jul Dedën.
Kujtojmë se Xhemi Shehu dhe Jul Deda kanë bashkëpunuar më parë si prezantues të “Fiks Fare”. Tashmë, dyshja mund të rikthehet në një tjetër projekt, këtë herë në botën e kinematografisë.





