Aktualitet

Ministri Toni Gogu takoi fshehurazi Veliajn. E kërcënoi në emër të Edi Ramës

Mbrëmjen e së premtes më 30 tetor, ministri i Drejtësisë Toni Gogu mbërriti me urgjencë në burgun e Fierit. Vizita e tij nuk u regjistrua në fletoren e burgut. Gogu ishte veshur sportiv dhe mbante një kapele në kokë.

Gogu nxitoi për te qelia pa dritare e të paraburgosurit Erion Veliaj. Ishin vetëm për vetëm.

Ministri i Drejtësisë kishte shkuar për të përcjellë një kërcënim mafioz të kryeministrit Edi Rama.

Me zërin që i dridhej dhe i zverdhur nga sikleti, Gogu i tha Veliajt se kishte disa gjëra që ishte i detyruar t’ja përcillte.

“Jam me porosi të KM këtu. Dua të të përcjellë tekstualisht atë që KM më ka porositur:

‘Është hera e fundit që po të drejtohem si babai yt politik, nga sot e tutje do të drejtohem veç si kryeministër.

-Dorëzo mandatin urgjentisht.

-Delego pushtetin te emrat që do të them unë.

-Hiq dorë nga avokati Plarent Ndreca.

Në të kundërt, do të transferoj te burgu 302 dhe do orientoj SPAK-un të nis hetime për minim të rendit kushtetues dhe do të të kalb në burg.”

Veliaj është përgjigjur menjëherë dhe i ka thënë ministrit të Drejtësisë se “dhe sikur 100 vite burg të bëj, nuk ja marr fytyrën fëmijëve të mi”.

Në pak minuta është zhvilluar ky episod, ndërsa për dy ditë me radhë Veliaj e ka patur të pamundur të njoftonte për atë që kishte ndodhur. Sot në mëngjes avokati i tij Plarent Ndreca e ka takuar Veliajn dhe e mësoi këtë ngjarje që implikon jo vetëm ministrin e Drejtësisë si korrier i mafies, por implikon sidomos kryeministrin Edi Rama në një nivel të ri kriminal, pasi shantazhet mafioze ai tashmë duket se i bën në emër të SPAK. / Hashtag.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button