Tani futi ndonjë teke raki me Gazin dhe Taulantin, që të bënë Avokat të ShPopulli-mit!

Nga Flutura Açka
Sot do të ishte dita jote, Endrit, në krye të Protestës!
Kush ngutet, përmutet, thonë nga Elbasani!
Për një kolltuk me votat e Edi Ramës dhe firmat e Sali Berishës:
– dëmtove vitet e gjata të rezistencës së Lëvizja Thurje
– Dëmtove koalicionin me Shqipëria Bëhet
– rrënove mandatin e Adriatik Lapajt
– dēmtove reputacionin e Partive të Reja
– zerove 200 mijē vota që sot, në kushtet e reja, do të prodhonin 20 deputetë.
– ndihmove, për pasojë, Edi Ramën të mos kishte me shumë zëra opozitarë në Parlament.
Po të mos ishin zërat opozitarë të një grupi deputetësh reformatorë në vitet 2021-2025 në Parlament, shqiptarët nuk do ta mësonin aq shpejt se çfarë po iu bënte Sistemi pas shpine.
Të jesh opozitar i vërtetë në një Autokraci neveritëse dhe kriminale, është virtyt! Ti é le këtë betejë.
Ndaj rehatohu te kolltuku yt (duke u shqetësuar më shumë për rehatinë e Veliajt se pafatësinë e pacientëve të Onkologjikut), te zyra jote e ngrohtë (i patrazuar se më çfarë mielli kancerogjen bëjnë bukë shqiptarët), mes nëpunësave lëpirës nga halli i rrogës (pa u dokëndisur për deformimin e vullnetit të shqiptarëve nga vjedhja e votës, nga u ndëshkove dhe vetë), te luksi i makinës dhe jetës së vogël (pa t’u kujtuar më as beteja jonë e përbashkët për plazhet publike).
T’i them këto, sepse kam të gjithë të drejtën morale të t’i them, sepse të kam mbështetur publikisht me vite të tëra, me besimin te një elitë e re politike.
Ndaj, mos e gjyko idhnimin e shqiptarëve ndaj teje!
Të besuan, i pabesove!
Futi ndonjë teke raki me Gazin dhe Taulantin që të bën Avokat të ShPopulli-mit!





