Ndodh edhe kjo/ 200 vetë të paftuar në dasmën e ish-banorëve të Big Brother

Ish-banorët e Big Brother, Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta e kurorëzuan martesën në një ceremoni madhështore, por festa e tyre pati edhe një të papritur që nuk ishte parashikuar në listën e të ftuarve.
Kushtrimi ka treguar se në dasmë u shfaqën edhe rreth 200 persona që nuk kishin qenë të ftuar fillimisht. Pavarësisht kësaj, situata nuk krijoi probleme për organizimin e mbrëmjes.
“Ata që kemi dashtë me kanë të ftuar, ndryshe kanë ardh edhe 200 vetë që s’kanë qenë të ftuar”, rrëfeu ai me humor.
Sipas Kushtrimit, restoranti ku u zhvillua dasma kishte hapësirën e nevojshme për të përballuar edhe numrin e papritur të të pranishmëve. Ai e ka marrë me sportivitet këtë situatë, duke theksuar se në fund të rëndësishme ishin atmosfera dhe njerëzit që festuan së bashku me çiftin.
Kushtrimi foli gjithashtu për përgatitjet e dasmës, duke pranuar se kishte pasur stres, por jo në një masë të madhe.
“Normal stres kemi pas, po minimal”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se organizimi kishte shkuar përgjithësisht sipas planit.
Martesa e Kushtrimit dhe Aurorës u shoqërua me praninë e familjarëve, miqve dhe shumë figurave publike, ndërsa çifti ka ndarë me publikun disa prej momenteve dhe detajeve të kësaj dite të veçantë




