“Do kisha dhënë jetën që mos t’iu ndodhte kjo”, Laert Vasili për publikimin e videove intime: I njoh të treja vajzat…

Aktori Laert Vasili, ka folur mjaft i prekur në lidhje me videot intime që u janë shpërndarë disa artisteve të njohura në vend, të xhiruara nga kompozitori Adrian Hila. Vasili shprehet se një pjesë të vajzave që dalin në video i njeh nga afër, dhe ka punuar me to, ndërsa thotë se do të jepte edhe jetën, nëse do të ishte e nevojshme, për t’iu shmangur traumën që kanë përjetuar këto ditë.
“Po tia bënin gruas tënde, vajzës tënde? Është tmerr i madh, është llahtar, në koncertet e para, kur vinte Eli Fara në Athinë, unë shkoja dhe prezantoja koncertet. Me Monikën kemi qenë te Elektra, te Teatri Kombëtar, me Egzonën kemi qenë në një shfaqje tjetër, se tani po emërtoj vajzat po… Po të kisha mundësi, të ndaloja kohën dhe ta ktheja pas, do kasha dhënë jetën time, dhe do thoja kalojeni këtë. Se kur ti prek artistët, që me vetëmohim shpirtëror përpiqen të të sjellin diçka drejt së bukurës… Jemi popull trim, apo jemi popull që do të përçudnojë dhe ato pak vlera që ka”, shprehet Vasili përballë gazetares Grida Duma.
Kjo e fundit thotë se shqiptarët janë një popull i sëmurë që kanë nevojë për shërim. Në lidhje me videot e publikuara dhe shpërndara në faqe për të rritur, dhe më pas në rrjetet sociale, policia nisi hetimet kryesisht, ndërsa tashmë kompozitori po hetohet në gjendje të lirë, për shkak se i ka xhiruar personat që vinin në ambientin në fjalë, pa dijeninë e tyre./SHEKULLI




