Aktualitet
Shpallet projekti fitues, kjo është kulla që do të ngrihet në Parkun Rinia

Studio daneze BIG, Bjarke Ingels Group është shpallur fituese për ndërtimin e kullës në Parkun Rinia. Njoftimin e ka shpërndarë Kryeministria.
Studio daneze ka propozuar një ndërtesë tridimensionale të ngritur mbi nivelin e tokës, me volume që synojnë të lirojnë sa më shumë hapësirën e parkut dhe ta mbajnë atë të aksesueshme për publikun.
Kulla pritet të ngrihet në truallin ku aktualisht është kompleksi “Tajvan”




