Aktualitet

“Shkoi për sfilatë mode, u gjet në një hotel në Mamurras” – Gazetari tregon rastin tronditës të 17-vjeçares

Gazetari Elton Tozaj ka treguar më shumë në lidhej me investigimin që ka bërë për filmimin e artisteve shqiptare nga kompozitori Adrian Hila, gjatë akteve intime.

Tozaj tregon se qëllimi i tij ka qenë ndalimi i prostitucionit mediatik, siç e quan ai.

Një fenomen që i detyron vajzat të japin gjithçka për të fituar një vend pune në television.

Tozaj gjithashtu tregon se ka përjetuar rastin e një 17 vjeçareje e cila ishte thirrur nga një influencere instagrami për të marr pjesë në një sfilatë mode, dhe pas dy ditësh e kanë gjetur në një motel në Mamurras duke prostituuar e duke u droguar.

Deklarata e Tozajt:

U mora me prostitucionin mediatik, ai që ndodh rëndom sot në Shqipëri. Shumë nga vajzat e ekranit janë të detyruara dhe unë e kam nisur pikërisht nga kjo, sepse shumë nga vajzat janë të detyruara të prostituojnë mediatikisht për të zënë një vend pune, qoftë moderatore, opinioniste, apop edhe për të qenë thjesht pjesë e një paneli.

Nisur nga kjo, duke hulmuntur mbërrita në disa skuta aq të errëta, sa ndonjëherë thoja me vete, edhe në Shqipëri i paskemi të tilla gjëra.

E duke kërkuar kalova nga Eduard Manushi, që mendoja unë se ishte maksimumi, e nga personazhe të tjerë që prap unë mendoja se ishte një rrjet i tërë prostitucioni, por nuk mendoja që kompozitori Adrian Hila do të ishte një Epstein File i vërtetë.

Qëllimi im është ndalimi i prostitucionit mediatik.

Po të marr rastin e një mikeshës sime, e cila është një vajzë rreth 17 vjeç. Ishte zhdukur nga shtëpia për dy ditë, pasi kishte marrë pjesë në një sfilatë mode, e ftuar pikërisht nga një nga këto influencerat e famshme të Instagramit dhe ne vajzën e kemi gjetur në një motel në Mamurras duke prostituuar dhe duke u droguar. Dhe kjo ka qenë një nga spuntot, unë nga këtu e kam nisur./thuaje.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button