Aktualitet

“Kemi përparuar më shumë se vendet evropiane” – Rama në konferencën e BE-së: Jeni argëtuar këto kohë me flamingot!

Kryeministri Edi Rama iu rikthye protestës qytetare gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën Ndërparlamentare me përfaqësues të Bashkimit Evropian, të zhvilluar këtë të hënë në Tiranë.

Rama përdori ironi lidhur me “flamingot”, ndërsa më tej foli për zhvillimet në vend, shqetësimet e qytetarëve dhe raportin e shqiptarëve me Bashkimin Evropian.

Duke iu drejtuar parlamentarëve evropianë, kreu i qeverisë tha se ata duhet të jenë “argëtuar” gjatë ditëve të fundit me pamjet e flamingove të shpërndara në rrjetet sociale.

“Dua thjesht të ndaj me ju disa mendime në lidhje me këtë moment në Shqipëri. Kur flasim për këtë moment, jam i sigurt se jeni argëtuar mjaft kohët e fundit me flamingot, edhe pse jam i bindur se nuk do gjeni aq shumë flamingo dhe nuk do jenë aq të bukur sa i ndajnë kolegët tuaj në Instagram. Është shembulli më i mirë i këtij momenti që po kalojmë”,u shpreh Rama.

Kryeministri vijoi duke bërë një bilanc të zhvillimeve të Shqipërisë gjatë dekadës së fundit. Sipas tij, vendi ka kaluar nga një periudhë pesimizmi në një fazë ku pritshmëritë e qytetarëve për të ardhmen janë më pozitive.

“Mendoj se Shqipëria ka bërë mjaft mirë këtë dekadën e fundit. Ka kaluar nga një epokë ku gjërat mendoheshin se do bëheshin më keq, në një epokë ku njerëzit mendojnë se gjërat do bëhen më mirë. E kanë kuptuar njerëzit se shumë gjëra po lëvizin dhe që ka një zhvillim të dukshëm për këdo”, deklaroi Rama.

Megjithatë, kreu i qeverisë pranoi se qytetarët kanë pikëpyetje dhe shqetësime, të cilat ai i lidhi edhe me pasiguritë që karakterizojnë periudhën aktuale.

“Ama, në të njëjtën kohë, njerëzit kanë edhe pyetje dhe me të drejtë. Është e natyrshme që këto pyetje të kombinohen edhe me ankthin që të jep koha e sotme”, tha ai.

“Kemi përparuar më shumë se vendet evropiane”

Para europarlamentarëve, Rama tha se qytetarët shqiptarë bashkohen në një pikë; dashurinë për BE-së, teksa më pas kaloi në një moment deliri teksa deklaroi se kemi përparuar më shumë se vendet e Bashkimit Europian.

“Patëm një takim tjetër me presidentin dhe na u desh pak më shumë kohë. U ndjeva edhe më fajtor kur pash që po ju mbanin në atë dhomë të errët teksa jashtë është kaq kohë e bukur. Dua të falënderoj Andresën që nuk është lodhur me ne. Ai ka shumë arsyeja të mira për t’u kthyer përsëri, pasi Shqipëria është vend i mirë për të ndenjur dhe ti shmangesh Brukselit. 

Këtu shoh Frankestian, që është mik i mirë i Europës. Ai nuk tërhiqet dot nga Shqipëria, dhe nuk ikën dot nga ajo. Të falënderoj Knut. Besoj se ju nuk doni që unë të lexoj fjalimit im të gjatë, se sa mirë po ecim dhe sa gjëra të shkëlqyera ka këtu. Dua të ndaj me ju këtë moment në Shqipëri. Kur flasim për momentin në Shqipëri ju jeni argëtuar shumë me flamengot, edhe pse nuk do të gjeni shumë flamingo dhe s’do të jenë aq të bukur nga ato që shpërndahen në instagram. 

Por po iu referohen atyre. Ky është shembulli më i mirë që po kalojmë në Shqipëri. Shqipëri ka bërë përparim dhe ka kaluar një epokë të re. Njerëzit mendojnë se gjërat mundet të jenë më mirë. Ne po e jetojmë këtë moment të historisë, revolucion i rritjes së pritshmërisë.

Njerëzit e kanë aftësinë për të kapërcyer edhe më lartë. Njerëzit e kanë kuptuar se shumë gjëra po lëvizin dhe që ka një zhvillim të dukshëm për këdo. Ama njerëzit kanë dhe pyetje dhe me të drejtë i kanë të tilla, që kombinohen dhe me ankthin që të jep koha e sotme, sikur je në Europë. 

Është krijuar një farë trysnie që vjen nga shumë lajme të pasakta dhe teori konspirative, edhe të tjera që kanë shtuar barrën e rëndë sociale. Nga ana tjetër krahasuar me vendet e BE, ne kemi përparësi dhe vetë Shqipëria, pasi ne ende e dashurojmë BE. Nuk ndodh fiks kështu me vendet tuaja.

Më shumë merret si e mirëqenë BE si martesë. Ne jemi të angazhuar, debatojmë shumë gjëra për së brendshmi këtu në vendin tonë. Çdo ditë e kemi kapacitetin për të mos qenë dakord me njëri-tjetrin. Por ama, për një gjë kemi rënë dakord, për faktin se duam të jemi pjesë e BE, e dashurojmë Europën.”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button