Lajme

Shpërthimi në Lushnjë, Balla: “Kukuvajkat” e politikës ta lenë Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë të bëjnë detyrën si duhet

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një prononcim për mediet tha se Policia e Shtetit dhe Prokuroria po bashkëpunojnë ngushtësisht për të zbardhur shkaqet e ngjarjes tragjike në Lushnjë, ku si pasojë e një shpërthimi në një kapanon në ndërtim humbën jetën 2 persona dhe mbetën të plagosur 7 të tjerë.

Duke theksuar angazhimin e Policisë për zbardhjen e ngjarjes, Balla i bëri dhe një apel politikës për të lejuar strukturat hetimore dhe ligjzbatuese të kryejnë detyrën në qytetësi.

Unë i kam bërë komentet e mia që në momentin e parë, ku i kam kërkuar Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, pas kalimit le të themi të emergjencës së shpëtimi të personave të personave të plagosur, dhe natyrshëm, rishpreh edhe një herë ngushëllimet e mia për familjen Hoxha, e cila humbi dy të pjesëtarë të saj”, tha Balla.

Në këtë fazë, është shumë e rëndësishme që policia dhe prokuroria të vazhdojnë hetimet. Më vjen mirë që Policia e Shtetit, në raportimin paraprak ka identifikuar disa elementë të disa veprave penale, të cilat tashmë duhen hetuar thellësisht nga prokuroria. Dua që t’u kërkoj “kukuvajkave” të politikës që le të lenë Policinë e Shtetit dhe prokurorinë të bëjnë detyrën si duhet”, nënvizoi Balla.

Lidhur me ngjarjen në Lushnjë, Policia e Fierit këtë të martë njoftoi se ka arrestuar shtetasin Leonard Gjini. 32-vjeçari, akuzohet për “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”. Policia njofton se sipas hetimeve dyshohet se Gjini nuk ka respektuar rregullat teknike të sigurisë në punë./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button