Aktualitet

Kolonjari që iku me valixhe druri në 1995, sot biznesmen i fuqishëm në Michigan, pret Edi Ramën në kompaninë e vet

Në maj të 1995 ishte një djalë i ri nga Kolonja që me një valixhe në dorë udhëtoi drejt Detroit, Michigan për të njohur emigracionin dhe një jetë më të mirë.

Sot Adriatik Sheko, është një biznesmen i fuqishëm në SHBA, me kompaninë e tij Universal Transport II, me një flotë prej 250 kamionesh transporti mallrash dhe mbi 500 trajlera. Partnerët e tij në biznes, kompanitë më të mëdha automobilistike, nga BMË te Fordi e GM.

Ditën e djeshme, kryeministri Rama vizitoi kompaninë e kolonjarit shqiptar ku u takua me stafin, shqiptar e amerikanë dhe u njoh me historinë e Adriatikut.

“Nuk ka qenë e thjeshtë, e fillova me punë të rënda, orë e pa orë. Me kursimet e para bleva kamionin e parë, pastaj të dytin e kështu me radhë”, tregoi Sheko në bisedë me kryeministrin, duke e falenderuar ndërkohë se ka gjetur mënyrën për të kthyer diasporën në Shqipëri me projektin “Paketa e Maleve”.

E ka një plan, dhe këtë ia tregoi dhe kryeministrit. Sepse Sheko thotë se tani që biznesi po ecën mirë e puna ka marrë për mbarë, nuk mund të harrojë vendlindjen.

“Kam qenë i lidhur me vendlindjen gjithmonë. Në Bejkove rregullova shtëpinë time tani është momenti të investoj në fusha të ndryshme. Po konsultohem për investime në zonën e Kolonjës. 

Projekti i ri që synoj në Shqipëri, është si një borxh moral. Tani me paketën e maleve i ftoj të gjithë të rikthehen. Dhe secili nga ne të japë kontribut”,thotë Sheko.

Adriatik Sheko, një veprimtar aktiv i komunitetit shqiptaro-amerikan, prezantoi rrugëtimin dhe zhvillimin e Universal Transport, si dhe angazhimin e kompanisë me punonjës dhe bashkëpunëtorë në Shqipëri.

/thuaje.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button