Life Style

“Mos bëni më aludime”, Brikena Selmani reagon pas zërave që qarkulluan në rrjet

Brikena Selmani ka reaguar pas thashethemeve që qarkulluan ditët e fundit në rrjetet sociale, ku ish-banorja e Big Brother VIP Albania 5 u përfol se mund të ishte shtatzënë.

Thashethemet u përhapën mes ndjekësve të saj, duke bërë që vetë Brikena të reagojë dhe ta sqarojë situatën.

Në një grup të mbyllur me fansat, ajo ka mohuar kategorikisht lajmin, duke kërkuar që të mos vazhdojnë aludimet pa një konfirmim nga ana e saj.

“Unë nuk jam shtatzënë. Ju lutem mos vazhdoni me aludime të pavërteta përderisa nuk ka asnjë konfirmim nga ana ime”, ka shkruar ajo.

Brikena u bë e njohur për publikun shqiptar gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania 5.

“Mos bëni më aludime”, Brikena Selmani reagon pas

Para reality shout, ajo kishte përfaqësuar Kosovën në “Miss Grand International 2025”.

Aktualisht, Brikena ndodhet në Itali, ku po kalon kohë me familjen, ndonëse lidhja po i ecën tejet mirë me Mateo Borrin./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button