Aktualitet
Hagë, dënohet me 25 vite burg Hashim Thaçi

Hashim Thaçi është dënuar me 25 vite burg nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Vendimi është shpallur këtë të mërkurë nga trupi gjykues, në përfundim të procesit gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Thaçi akuzohej për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Vendimi i shkallës së parë është shpallur në seancën e zhvilluar në Hagë, ndërsa procesi ndaj tij dhe tre ish-krerëve të tjerë të UÇK-së nisi në prill të vitit 2023.
Më herët, Prokuroria kishte kërkuar dënime me vite të gjata burgimi për të akuzuarit, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar lirimin e tyre./OraNews




