‘SHKUNDET’ JUGU I SHQIPËRISË! Lëkundjet e forta të tërmetit pas mesnatës trembin banorët, ja EPIQENDRA…

Një tërmet me magnitudë 4.5 sipas shkallës Rihter është regjistruar pak pas mesnatës në zonën e Himarës.
Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të jugut, duke shkaktuar shqetësim te banorët që ndodheshin në banesa në atë orë.
Sipas të dhënave, tërmeti është regjistruar rreth orës 00:35, me epiqendër rreth 6 kilometra në verilindje të Himarës.
Lëkundja ka pasur një thellësi prej vetëm 5 kilometrash.
Pikërisht thellësia e vogël ka bërë që tërmeti të ndihet në një zonë më të gjerë përreth epiqendrës.
Lëkundjet janë raportuar në Himarë, Sarandë, Vlorë dhe zona të tjera të jugut.
Tërmeti është regjistruar në një orar kur shumica e banorëve ndodheshin në banesa, duke sjellë shqetësim dhe dalje të disa qytetarëve jashtë banesave.
Megjithatë, deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.



