Politike

Grida Duma do jetë Balluku dy i Edi Ramës!? Dalin zëra se moderatores televizive i ka ardhur ofertë nga kryeministri

Në tregun mediatik ka filluar të gjallojë merkato politike e qeverisë së Tiranës, ku në skenë po dalin emra të rinj të cilët pretendohet se do i bashkangjiten ekipit Rama. 

Sipas mediave një nga lëvizjet më të bujshme politike të viteve të fundit që po përgatitet në zyrat e Kryeministrisë është emri i zëvendëskryeministrit të shtatorit. 

Përflitet se ish-deputetja e Partisë Demokratike, ish-kandidate për Bashkinë e Durrësit dhe një prej kundërshtareve më të forta të Ramës në Parlament, rikthehet në politikë pikërisht në krah të kryeministrit me të cilin dikur përplasej ashpër nga foltorja e Kuvendit.

Nga besnike e Saliut në partnere e Bashës dhe së fundmi moderatore në televizionin pro Rama, rrugëtimi i Gridës duket se do ndërrojë destinacion duke ju rikthyer sërish politikës në një piruetë që vetëm moderatorja e parukerisë mund të ndërmarë. 

Sipas burimeve mediatike, Rama ka përzgjedhur Grida Dumën për postin e zëvendëskryeministres së qeverisë, ndërsa takimet e zhvilluara ditët e fundit në Pogradec kanë rikthyer në qendër të vëmendjes ndryshimet e mundshme në kabinet.

Në këtë mënyrë, historia e Grida Dumës po merr një kthesë që pak vite më parë do të dukej e pamundur./sot.com.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button