ShowBiz

Alketa Vejsiu drejt “Big Brother VIP 6”? Zbulohet roli që mund të marrë

“Big Brother VIP Albania” po përgatitet për edicionin e gjashtë dhe, ndërsa Top Channel ende nuk ka bërë publike strukturën përfundimtare të programit, kanë nisur të qarkullojnë informacionet e para për emrat që pritet të jenë pjesë e tij.

Një nga çështjet kryesore lidhet me drejtimin e spektaklit. Ledion Liço pritet të mbetet moderator i “Big Brother VIP Albania 6”, duke vijuar drejtimin e formatit edhe në sezonin e ardhshëm.

Por lëvizja që mund të ndryshojë konfigurimin e programit lidhet me Alketa Vejsiun.

Emri i moderatores po diskutohet për rolin e opinionistes. Palët mësohet se janë ende në diskutime.

Në edicionet e fundit, publiku është mësuar me nisjen e “Big Brother VIP Albania” gjatë periudhës së dhjetorit. Për edicionin e gjashtë po qarkullon mundësia që Top Channel ta sjellë spektaklin më herët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button