A do të bëhej pjesë e “Big Brother VIP”? Monika Kryemadhi HABIT me përgjigjen: Unë do kisha…

Ish-deputetja, Monika Kryemadhi, ka dhënë një intervistë për emisionin “Pushime On Top”, ku Lei Kraja i ka bërë pyetje nga jeta e saj profesionale dhe personale.
Në një moment gjatë intervistës, moderatorja e njohur u ndal edhe në periudhën kur Monika ishte opinioniste e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania:.
E pyetur nëse do t’a përballonte të bëhej pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Kryemadhi u shpreh se jo.
Pjesë nga intervista:
Lei: Të kemi parë në rolin e opinionistes, ke shkëlqyer. Njerëzit të kanë vlerësuar shumë në atë rol.
Monika: Nuk e di nëse kam qenë e suksesshme apo jo
Lei: E suksesshme e qenë.
Monika: Unë kam qenë vetvetja dhe kam menduar një mënyrë tjetër të shprehurit, ndoshta nga gjithë gjërat e tjera.
Lei: Po të kishte qenë Monika brenda në “Big Brother”, e vëzhguar 24 orë, si do ishte?
Monika: Unë do kisha vrarë veten. Keni parë atë Balena Blu, ashtu do të isha.
Lei: Do e përballoje?
Monika: Për një njeri si puna ime që është ekstroverte, e kam të vështirë të jem e izoluar dhe e mbyllur. Unë kam hyrë kur ishte sfida e mos reagimeve, mund të jetë ambienti shumë i mirë, ndriçimi, e të tjera, por jam traumatizuar nga mungesa e shkëlqimit të syve të banorëve. Sado ata u gëzuan që më panë, hyri një njeri, prapë ndjeva një dhimbje të brendshme. Sepse me të vërtetë është goxha sfidë e madhe, por është një sfidë që e marrin përsipër ata vetë. Nuk do t’a bëja./gsh




