Bota

Dielli nuk ka më sekrete? Teleskopi më i fuqishëm zbulon fenomenin që ndikon në Tokë

Shkencëtarët kanë arritur të fotografojnë sipërfaqen e Diellit me një nivel detajesh të paprecedentë, falë teleskopit diellor më të fuqishëm në botë. Pamjet e reja kanë zbuluar për herë të parë vorbulla të fuqishme në sipërfaqen e yllit tonë, të cilat luajnë një rol kyç në krijimin e të ashtuquajturit mot hapësinor.

Zbulimi u bë i mundur nga Teleskopi Diellor Inouye, i vendosur në majat e Havait, dhe rezultatet janë publikuar në revistën shkencore Nature.

Sipas studiuesve, vorbullat krijohen nga ndërveprimi i gazrave shumë të nxehtë me fushën magnetike të Diellit. Këto lëvizje grumbullojnë energji magnetike, e cila më pas mund të çlirohet në formën e shpërthimeve diellore ose nxjerrjeve masive të plazmës në hapësirë.

“Dielli është burimi i gjithë kësaj energjie dhe i motit hapësinor,” tha Dr. David Boboltz nga Observatori Kombëtar Diellor i SHBA-së (NSO). Sipas tij, fotografitë me rezolucion shumë të lartë do t’i ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë më mirë dhe, në të ardhmen, të parashikojnë këto fenomene.

Edhe astronomi Dr. David Kuridze theksoi rëndësinë e zbulimit. “Këto lëvizje rrotulluese krijojnë energji magnetike, e cila mund të grumbullohet dhe të shkaktojë shpërthime të mëdha,” u shpreh ai.

Dielli nuk ka më sekrete? Teleskopi më i fuqishëm zbulon

Çfarë është “paqëndrueshmëria Kelvin-Helmholtz”?

Fenomeni i vëzhguar nga shkencëtarët njihet si paqëndrueshmëria Kelvin-Helmholtz, e cila ndodh kur dy shtresa fluide – në këtë rast gazra shumë të nxehtë  rrëshqasin pranë njëra-tjetrës dhe krijojnë vorbulla spirale.

Një proces i ngjashëm ndodh edhe në oqeane, ku valëzimet e vogla mund të shndërrohen në dallgë të mëdha.

Sipas studiuesit Dr. Friedrich Woeger, ky zbulim ndihmon jo vetëm në shpjegimin e mekanizmave që gjenerojnë motin hapësinor, por edhe pse atmosfera e jashtme e Diellit arrin temperatura shumë më të larta sesa sipërfaqja e tij.

“Kur mjaftueshëm energji grumbullohet në shtresat e sipërme, ajo mund të çlirohet në formën e një shpërthimi diellor ose të një nxjerrjeje koronale të masës,” shpjegoi ai.

Pse është i rëndësishëm ky zbulim?

Moti hapësinor mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta edhe në Tokë. Shpërthimet e fuqishme diellore mund të ndikojnë në rrjetet elektrike, satelitët, sistemet e komunikimit dhe navigimit, madje të paraqesin rrezik edhe për astronautët në hapësirë.

ërtej ndikimit praktik, studiuesit theksojnë se Dielli mbetet laboratori më i afërt natyror për të studiuar ligjet themelore të fizikës.

Dielli nuk ka më sekrete? Teleskopi më i fuqishëm zbulon

“Është ylli ynë më i afërt dhe na ndihmon të kuptojmë disa nga ligjet bazë të universit,” tha Dr. Boboltz, duke kujtuar se edhe prova e parë eksperimentale e teorisë së relativitetit të Albert Ajnshtajnit u arrit falë vëzhgimeve të një eklipsi diellor. BBC

640 0 4cff840635b54cbe8365d763cc5aafc8

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button