Life Style
“E dua mjekësinë kineze dhe…”, Rita Ora: Kur kam atak paniku, thjesht marr frymë dhe shtrihem diku për 20 minuta
Rita Ora foli për sulmet e panikut që ka dhe çfarë bën për t’u përballur me to çdo herë.
Në një intervistë në podcastin ‘Brave New World’, ylli i popit foli sinqerisht për betejat e saj me shëndetin mendor, ndërsa zbuloi se ajo ka ‘mësuar të njohë’ shenjat e një sulmi paniku pasi i ka përjetuar ato për shumë vite.
Ylli i popit tha se ajo kënaqet rregullisht në sauna me rreze infra të kuqe 40-minutëshe të ndjekura nga një zhytje e ftohtë ose dush. Për sulmet e panikut ajo përdor metoda të mjekësisë kineze për të kontrolluar simptomat si dhe akupunkturën./bw