Lajme
Aksident i frikshëm në Lezhë, makina përfundon në dyqanin e dyshekëve
Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë, ku një makinë ‘Toyota’ ka përfunduar në një dyqan në rrugën e ‘Shtrausit’ në afërsi të urës së Cenit.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por dëme të shumta materiale.
Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.
Nga burime ne vendin e ngjarjes bëhet me dije se automjeti drejtohej nga një femër e cila dyshohet se ka humbur kontrollin duke përfunduar brenda dyqani.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, pasi në momentin e aksidentit nuk ka pasur kalimtare në rrugë.
Nga përplasja janë dëmtuar grillat e dyqanit dhe një pjese e murit të një furre buke./OraNews