Bota

G20 – Griffiths: T’i jepet fund luftës në Gaza

Koordinatori i OKB-së për Ndihmat Emergjente, Martin Griffiths u ka bërë thirrje ministrave të Jashtëm të G20-ës që të punojnë për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës.

Ju keni fuqinë për të bërë një ndryshim. Përdoreni atë”, apeloi Griffiths në një opinion të botuar në faqen e internetit të transmetuesit me bazë në Katar, Al Jazeera.

Heshtja juaj dhe mungesa e veprimit do të çojë vetëm në hedhjen e më shumë grave dhe fëmijëve në varret e hapura të Gazës. Organizatat humanitare po bëjnë gjithçka që munden për të lehtësuar vuajtjet e pamatshme të popullatës palestineze”, tha ai.

Ministrat e Jashtëm të G20 do të vazhdojnë edhe sot takimet e tyre në Rio de Zhaneiro.

Lufta në Gaza u shkaktua nga një masakër e kryer nga militantë të armatosur nga organizata islamike palestineze Hamas dhe grupe të tjera ekstremiste më 7 tetor në Izrael, pranë kufirit me Rripin e Gazës.

”Ne i jemi lutur Izraelit, si fuqia pushtuese në Gaza, të lehtësojë shpërndarjen e ndihmave, por me pak ose aspak dobi. 

Ne kemi bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve, por me pak ose aspak dobi. 

Ne u kemi kërkuar palëve që të respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të të drejtave të njeriut, por me pak ose aspak dobi”, shkruan Griffiths./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button