Bota
Bombardimet në Gaza tronditin futbollin, humb jetën arbitri i FIFA-s dhe 19 pjesëtarë të familjes së tij
Një lajm i trishtë ka tronditur ditën e sotme botën e futbollit. Arbitri i FIFA-s ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve në Gaza.
Bëhet fjalë për Mohamad Khat, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Tragjedita bëhet edhe më e madhe , pasi bashkë me të kanë ndërruar jetë edhe 19 pjesëtarë të familjes së tij.
Khat ishte një gjyqtar anësor me stemën e FIFA-s. Arbitri ka drejtuar disa ndeshje të rëndësishme dhe ishte mjaft i njohur në arenën ndërkombëtare./Pamfleti