Bota

Republikanët kërkesë Biden: Fshi llogarinë tënde në TikTok

Një grup prej 18 ligjvënësish republikanë i kanë kërkuar presidentit amerikan, Joe Biden, të fshijë llogarinë e tij TikTok, me argumentin se është shqetësim për sigurinë kombëtare.

Në letrën e tyre, të parë nga Reuters, ligjvënësit theksojnë se Biden “injoron rreziqet e njohura të sigurisë të paraqitura nga TikTok”.

Si mund t’i paralajmërojë qeveria federale amerikanët për rreziqet e aplikacionit kur kreu i shtetit po e përdor atë?”, vijon letra. Ndër ligjvënësit që nënshkruan letrën janë senatorët Marco Rubio, John Barrasso, Marsha Blackburn, Rick Scott dhe Josh Hawley.

Ekipi i fushatës së Biden krijoi së fundmi një  llogari në TikTok, ku ai ngarkoi për herë të parë video më 11 shkurt, duke synuar të tërheqë votuesit më të rinj. Videoja e parë ka 9.6 milionë shikime deri më tani, ndërsa llogaria e Biden ka 162,000 ndjekës.

TikTok, i cili është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, është akuzuar nga shumë politikanë amerikanë si një mjet propagandistik i qeverisë kineze, gjë që kompania e mohon me forcë./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button