Lajme

Burrel, makina del nga rruga dhe përplas 4 këmbësorë, shoferi largohet nga vendngjarja

Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përplasur 4 këmbësorë në Burrel, ndërsa shoferi është larguar nga vendngjarja.

4 kalimtarët e aksidentuar po marrin mjekim në spital, ndërsa policia në ndjekje të shoferit.

‘Me datë 19.02.2024, në vendin e quajtur ‘ish grumbullimi’  në qytetin e Burrelit,  shtetasi Y.Xh., duke drejtuar automjetin tip “Benz”,  ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka aksidentuar 4 shtetas (këmbësorë), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Shëbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje drejtuesit të mjetit shtetasit Y.Xh.,  i cili pasi ka shkaktuar aksidentin,  është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button