Zbulohet pas 48 vitesh fëmija ilegal i Freddie Mercury me gruan e shokut të tij

Një libër i ri që pritet të publikohet së shpejti, i përqendruar në jetën e Freddie Mercury-t, pritet të shkaktojë tronditje në botën e showbiz-it, pasi zbulon ekzistencën e vajzës së tij të fshehtë. Frontmeni i grupit Queen kishte një fëmijë që ishte mbajtur larg syve të publikut. Vetëm rrethi më i ngushtë i tij, përfshirë prindërit dhe motrën, ishin në dijeni për këtë. Edhe anëtarët e grupit dhe dashuria e tij e përjetshme, Mary Austin, e dinin këtë sekret.
Libri i titulluar Love, Freddie zbulon se vajza ishte ngjizur pa dashje gjatë një lidhjeje dashurie me gruan e një miku të ngushtë në vitin 1976. Sot, ajo është 48 vjeç dhe jeton në Europë, ku punon në fushën e mjekësisë. Ajo është gjithashtu nënë, duke e bërë kështu Freddie-n gjysh, edhe pse pas vdekjes së tij. Ajo ka ndarë rrëfimin e saj tronditës me biografen e njohur të muzikës rock, Lesley-Ann Jones.
Ajo ka treguar se është rritur nga një familje dashamirëse, por gjithmonë e ka ditur që muzikanti legjendar ishte babai i saj. Para se të ndërronte jetë nga pneumonia e shkaktuar nga Sida në vitin 1991, Freddie i kishte lënë asaj trashëgimi 17 volume të ditarëve të tij personalë, raporton Mail Online. Këto ditarë, që ishin mbajtur sekret për vite me radhë, tani i janë dorëzuar Jones-it dhe janë baza e librit që do të dalë në treg më vonë këtë vit.

Libri rrëfen historinë e një fëmije të konceptuar rastësisht gjatë një romance të shkurtër. Ky zbulim pritet të befasojë thellësisht fansat e Freddie-t, pasi kurrë më parë nuk kishte pasur ndonjë shenjë për ekzistencën e një pasardhësi të fshehtë.
Freddie kishte pasur marrëdhënie të shumta si me burra, ashtu edhe me gra, përfshirë Mary Austin. Ata u njohën kur ajo ishte 19 vjeç dhe ai 24, para se ai të bëhej një yll botëror. Fejesa e tyre përfundoi kur ai e pranoi hapur orientimin e tij, por ata mbetën të pandashëm. Mary pati dy djem nga një marrëdhënie tjetër, ndërkohë që qëndroi pranë Freddie-t deri në fundin e jetës së tij.
Në vitet ’80, Freddie pati një lidhje me aktoren austriake Barbara Valentin dhe më vonë solli në jetë një fëmijë me një grua tjetër, fakt që mbeti i mbuluar me mister.




